Përfundon koha e rregullt e finales Portugali-Francë 0:0, ndeshja shkon në shtesë

Koha e rregullt e finales së madhe së Euro 2016 Portguali-Francë ka përfunduar me rezultatin 0-0. Ndeshja shkon në shtesë ku do të shohim dhe dy pjesë nga 15 minuta.

Pjesa e parë nisi me ritëm nga Gjelat që kryen disa sulme të njëpasnjëshme me Griezmann, Giroud e Payet, por që nuk mundën të finalizonin.

Rui Patricio u tregua deciziv me pritjet që bëri ndaj sulmuesve të Les Bleus. Por kryefjala e pjesës së parë e cila përfundoi 0-0 ishte momenti i dhimbshëm kur Cristiano Ronaldo-s, kapitenit dhe lojtarit më vendimtar të kombëtares portugeze iu desh të linte fushën e lojës pas 17 minutash lojë për shkak dëmtimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishte Dimitri Payet ai që ndërhyri keq ndaj sulmuesit të Real Madrid, që bëri të dilte me lot në sy duke braktisur ekipin e tij në finalen e madhe, duke na kthyer pas në kohë në finalen Portugali-Greqi, i cili shpërtheu sërish në lot pas humbjes ndaj grekëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa e dytë foli njësoj për të dyja skuadrat me Les Bleus që vazhdoi sulmet me treshen e përhershme të sulmit Payet-Griezmann-Giroud ndërsa edhe Portugalia pati rastet e saj me Nani-n  që provoi disa herë nga distanca. Megjithatë asnjë nga të dy skuadrat nuk arriti të shënojë duke e mbyllur me porta të paprekura kohën e rregullt.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?