Përfundon konferenca e ambasadorëve, përcaktohen objektivat në shërbimin diplomatik

Këtë të  mërkurë përfundoi Konferenca e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë “Diplo 2024”, organizuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në fokus të diskutimeve 3-ditore ishin edhe dhënia e ideve dhe ndarja e mendimeve për prioritetet si avancimi i procesit të integrimit evropian, forcimi i diplomacisë ekonomike dhe rolit të diasporës apo dhe modernizimi i shërbimeve konsullore.

Diskutimet nxorën në pah nevojën për përmirësimin e bashkëpunimit me ministritë e linjës, për të çuar përpara axhendën e reformave, sikundër edhe përgatitjet për Samitin e NATO-s dhe Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Ministri Igli Hasani njoftoi reforma strukturore për të rritur efikasitetin dhe për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Ministrisë dhe përfaqësive të saj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?