Përfundon në pranga kryetari dhe 3 punonjës të njesisë Levan
Në pranga të policisë së Fierit në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, kanë rënë administratori i njësisë adiministrative Levan, Fier. Burimet bëjnë me dije se u finalizua me sukses operacionin “Premtimi” që përfundoi me ndalimin e shtetasve:
1.Xheladin Malaj, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Levan, Fier.
2.Shefqet Hyka,
3.Zaim Tafa,
4.Ilia Marku.(Të tre punonjës të kësaj njësie).
Për shtetasit Xheladin Malaj, Shefqet Hyka dhe Zaim Tafa, Gjykata Fier ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” per veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikim të dokumentave” të parashikuar nga Nenet 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.
Ndërsa për shtetasin Ilia Marku Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale E.B, 52 vjeç, ish N/Kryetar i Komunës Levan për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “Falsifikim dokumentash” parashikuar nga Nenet 287 dhe 186/2 të Kodit Penal .
KOHA JONË SONDAZH

