Përfundon numërimi i votave për Këshillin Kombëtar të PD, priten rezultatet
Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa aktualisht po kryhet verifikimi i shifrave përpara publikimit zyrtar të rezultateve, që pritet të bëhet gjatë pasdites.
Delegatët e PD-së votuan një ditë më parë për përzgjedhjen e 200 anëtarëve të rinj, në një proces që kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar si “ripërtëritje” të strukturave drejtuese të partisë. Ky organ konsiderohet një nga forumet më të rëndësishme të PD-së, pasi përcakton drejtimin politik dhe organizativ të saj.
Këshilli Kombëtar pritet të ketë rol thelbësor në formimin e Kryesisë së re të Partisë Demokratike, e cila do të ndikojë në strategjinë opozitare dhe në përgatitjet për proceset e ardhshme zgjedhore në vend.
Ndërkohë, nga krahasimi i listës së mëparshme me kandidatët e rinj të propozuar për votim në Kuvendin Kombëtar, rezulton se rreth 38 figura të Partisë Demokratike nuk janë rikandiduar dhe kanë mbetur jashtë forumit drejtues. Ky ndryshim ka sjellë riorganizim të ndjeshëm brenda strukturave të partisë.
Mes emrave që nuk figurojnë në listën e re përfshihen disa figura të njohura të PD-së, të cilët nuk janë pjesë e përbërjes së re të Këshillit Kombëtar. Ky zhvillim shihet si pjesë e procesit të ristrukturimit dhe rifreskimit të brendshëm të forcës politike opozitare.
KOHA JONË SONDAZH

