Përfundon numërimi në Himare dhe Mirditë, fiton e majta

Jorgo Goroi i Aleancës për Shqipërinë Europiane  ka fituar garën për bashkinë e Himarës me një diferencë të dukshme me kandidatin e të djathtës.

Goro ka marrë 4747 vota, ndërsa  Fredi Bejkleri ka marrë 2335 vota.

“Ishte zgjedhja e qytetarëve, na votuan ne. Ftoj opozitën të bashkëpunojmë për të mirën e himarjotëve”- tha Goro pas përfundimit të procesit të votimit.

Ndërsa kundërshtari i tij, Fredi Bejleri u shpreh se “Zgjedhjet nuk i prisja në këtë mënyrë, urime Goros”.

Ndërsa në Mirditë, Ndrec Dedaj i Aleancës për Shqipërinë Europiane ka fituar garën për bashkinë e Mirditës përballë Gjergj Prengës së Aleancës popullore për Punë e Dinjitet. Dedaj ka marrë 8377 vota ose 55,4% ndërsa Prenga ka marrë 6751 vota ose 44,6%.

SHKARKO APP