Përfundon numërimi, PS fiton edhe në Belsh e Librazhd
Aktualitet E Hënë, 26 Prill 2021 18:02
Ka përfunduar procesi i numërimit edhe në Bashkinë e Belshit dhe atë të Librazhdit, ku forcë e parë ka dalë Partia Socialiste.
Kështu, rezultatit në 45 KZAZ-të e Belshit, PS ka marrë 5552 vota, PD ka siguruar 3946 dhe LSI me 145 vota; kurse në Bashkinë e Librazhdit rezultati është mbyllur me: PS 9952 vota, PD 5181 vota dhe LSI 790.
KOHA JONË SONDAZH

