Përfundon orari zyrtar për votimin, tani nis beteja për mandatet
Është mbyllur orari zyrtar i votimit në të gjithë Shqipërinë për zgjedhjet parlamentare. Votimi do të vijojë vetëm me personat që janë në radhë. Mbi 3.7 milionë qytetarë shqiptarë kishin të drejtë vote këtë të diel, dhe sipas rezultateve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pjesëmarrja në votime deri në orën 18:00 i kaloi 41%. Risi e këtyre zgjedhjeve ishte vota e diasporës.
Procesi zgjedhor u zhvillua në tërësi i qetë, por incidentet nuk munguan në shumë zona, ku pati përplasje mes komisionerëve, disa raste fotografimi të votës apo dhe vonesa në nisjen e votimit.
Incidenti më i rëndë mund të konsiderohet ai në KZAZ e Vorës ku u përfshi në një përplasje verbale sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe dy shtetas, të cilët u proceduan penalisht nga autoritetet.
Policia kishte organizuar një plan masash për mbarëvajtjen e zgjedhjeve me mbi 5000 efektivë të shpërndarë në të gjithë vendet ku votohej dhe administrohej vota. Në këto zgjedhje parlamentare Rama kërkon një mandat të katërt, teksa Berisha synon rikthimin në pushtet pas 12 vitesh.
KOHA JONË SONDAZH

