Përfundon pjesa e parë, Armenia 1 me 0 ndaj Shqipërisë

 

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Armeni në kuadër të Grupit I për kualifikimet për Euro 2016.

Pavarësisht rasteve të shumta dhe dominimit nga kuqezinjtë, goli erdhi për armenët. Movsisyan në minutën e katërt realizoi golin e vetëm në pjesën e parë.

Shqipëria pati dy raste ideale, duke goditur shtyllën përmes Abrashit dhe Cikalleshit.Në fund Cikalleshi ishte afër golit, por goditja e tij me kokë u prit nga portieri i Armenisë.

Ndeshja minute pas minute

23′ Kundërsulm i shpejtë në krahun e djathtë për Shqipërinë me Odise Roshin, mesfushori kroson rrezikshëm drejt zonës por aty nuk përfiton dot Cikalleshi dhe topi largohet nga mbrojtësit armenë.

20′ Tension në shkallët e stadiumit mes tifogrupeve shqiptare, policia shoqëron disa persona

19′ Cana ndërhyrje të gabuar, ndëshkohet me karton të verdhë

18′ rast ideal për Shqipërinë. Sërish është Agolli që jep një krosim perfekt në zonë nga krahu i majtë dhe aty Abrashi edhe pse shtatshkurtër, kërcen mbi të gjithë dhe godet me kokë por topi përfundon ngjitur me shtyllën

16′ Shqetësim për Hysajn, mbrojtësi ndjen dhimbje në kofshë por vazhdon të mbetet në fushë

14′ Një sulm i shpejtë i Shqipërisë me Roshin. Topi kalon në të majtë te te Agolli dhe ky i fundit e kroson menjeherë drejt zonës, aty Xhaka kërcen mbi të gjithë dhe gjuan me kokë por goditja e tij përfundon jashtë

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha, Agolli, Mavraj, Cana, Hysaj, Abrashi, Kukeli, Xhaka, Memushaj, Roshi, Cikalleshi; Trajner Xhani De Biazi

Armenia: Berezovski, Hovhanisjan, Harojan, Arzumanjan, Voskanjan, Harpetjan, Jedigarjan, Pixeli, Ghazarjan, Mkhitarjan, Movsisjan; Trajner: Bernard Shalan.

Gjyqtarë: David Borbalan (SPA) Arbitër anësorë: Raul Kabanjero (SPA) Roberto Diaz Perez (SPA) Arbitër i katërt: Horge Prieto (SPA) Arbitrat pas portave: Karlos Gomez (SPA) Pedro Montero (SPA

Sfida me Armeninë është një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e kombëtares shqiptare, ku një fitore do të rriste ndjeshëm mundësitë e kuqezinjve për një vend në Evropianin francez dhe data 29 mars duket se është e duhura, në aspektin statistikor, pasi në 3 përballje të mëparshme në këtë datë, Shqipëria ka arritur dy prej fitoreve të saj më të mëdha.

Shqipëri – Moldavi 3-0 (29 mars 1995)

Ukrainë –Shqipëri 1-0 (29 mars 1997)

Shqipëri –Rusi 3-1 (29 mars 2003)

SHKARKO APP