Përgjaken rrugët, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një person humbi jetën, ndërsa tre të tjerë mbetën të plagosur në tre aksidente të ndryshme të ndodhura sot pasdite në Lushnje dhe Vlorë. Shpëtim Bajaziti nga fshati Ardenice e Lushnjes humbi jetën mesditën e kësaj të enjteje teksa udhëtonte me motoçikletë. Sipas policisë 52-vjecari ka rëshqitur duke u përplasur në tokë. Në momentin e aksidentit Shpetim Bajaziti nuk mbante në kokë kaskën mbrojtëse. Për shkak të plagëve të shumta në kokë. 52-vjecari ndërroi jetë rrugës për në spital.

Policia e Lushnjes bën me dije se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia me të cilën udhëtonte viktima. Aksidenti ndodhi përgjatë rrugës së vjetër të Kolonjës, çka solli edhe bllokimin e saj për disa minuta.

Në orët e pasdites një tjetër aksident me dy të plagosur u regjistrua sërish në Lushnje. Të plagosur mbetën një çift bashkëshortësh të cilët udhëtonin me nje motorr të improvizuar per grumbullimin e hekurave dhe kanaceve. Mesohet se motorri ka ka dalë jashtë rrugë, çka ka sjellë plagosjen e dy bashkëshorëteve.

Në Babicë të Vlorës një automjet tip fuoristrade doli nga rruga. Për pasojë është dëmtuar një person i moshuar, i cili ishte pasagjer në makinë. Për shkak të plagëve të marra ai u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

SHKARKO APP