Përgjakja e aksit Pogradec-Korçë, shkak kryesor mjetet bujqësore

Rrugët në Shqipëri janë kthyer në një makth. Fatkeqësisht, pas çdo aksidenti tragjik, qeveria rrit gjobat por jo sigurinë. Pse rrugët tona përgjaken çdo ditë? Mungesë sinjalistike, rrethrrotullime të papritura, rrugë pa ndriçim, mbikalime të rrezikshme dhe mbi 64 pika të zeza.

Aksidentet rrugore më të theksuara janë në akset Qaf Thanë-Pogradec, Qaf-Plloçë Korçë dhe Korçë-Kapshticë, ku janë regjistruar disa aksidente të rënda që kanë sjellë për pasojë, plagosje dhe humbje jete pa llogaritur dëmet e shumta materiale.

Edhe mjetet bujqësore apo karrocat me kafshë janë potencial shumë i madh për aksidente rrugore, pasi në shumicën e rasteve nuk kanë sinjalistikë dalluese dhe ajo që është më problematikja qarkullojnë në rrugët interurbane kryesore në mungesë të rrugëve dytësore. Në lidhje me këtë problematikë, policia rrugore e qarkut të Korçës nuk e pa të arsyeshme të prononcohej, qoftë edhe për t’iu bërë apel drejtuesve të mjeteve.

SHKARKO APP