Përgjakja e janarit, u regjistruan më shumë aksidente që nga 2010-ta
Janari regjistroi numrin më të lartë të aksidenteve rrugore të ndodhura në territorin e vendit që prej vitit 2018. Sipas INSTAT, fillim viti nisi me 125 aksidente, me pasojë 143 të lënduar dhe 22 viktima.
Rritja e ndjeshme e këtyre ngjarjeve mban si shkaktarë kryesorë vetë drejtuesit e mjetit, fajtorë në 80% të rasteve. Qarqet me trafikun më të madh, janë edhe ato me më shumë aksidente, si Tirana, Durrësi dhe Lezha, me këtë të fundit me një dyfishim të rasteve me pasojë vdekjen.
Janari, së bashku me muajt e verës, janë më problematikët në rrugët e Shqipërisë, për shkak të shtimit të numrit të automjeteve që qarkullojnë prej ardhjes së emigrantëve dhe të huajve.