Përgjakja e rrugëve, 26 viktima vetëm në gusht
26 persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjeve përgjatë muajit të kaluar. SIpas INSTAT, paçka se kanë ndodhur 22 aksidente më pak se në muajin korrik, janë regjistruar 4 viktima më shumë ndërkohë që kanë mbetur të lënduar 156 persona.
Në 91.5% të rasteve me pasojë 25 viktima janë si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit me një rritje prej 31.6% krahasuar me gushtin e vitit të shkuar. Sipas statistikave, problematike vijon të jetë mosha 25-34 vjeç të cilët zënë më shumë se 1/4 totalit të ngjarjeve të ndodhura.
Për shkak të muajve të izolimit është regjistruar rënie e numrit të aksidenteve në tetëmujorin e parë të 2020-ës, ku numërohen 765 të tilla nga 1.014 të ndodhura në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Tirana mbetet qarku me numrin më të lartë të aksidenteve ku numërohen 364 të tilla që kanë rezultuar fatale për 24 persona nga janari në gusht.