Përgjakja e rrugëve në vend, 50 humbje jete në tre muaj

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Monitorimi i shkelësve nga toka e ajri në 10 ditët e para të muajit mars prodhoi jo pak, por mbi 14 mijë masa administrative si dhe arrestimin e 56 shoferëve.

Parakalimet e gabuara, përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të mjetit si dhe shpejtësia tej normave të lejuara janë shkeljet më të shpeshta të konstatuara nga policia rrugore.

Paçka masave të ndërmarra nga ana e unifromave blu, situata në rrugët e vendit vijon të mbetet shqetësuese, ku nga fillimi i vitit 2021 deri më datë 10 mars si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 50 persona ose 16 më shumë se e njëjta periudhë e 2020.

SHKARKO APP