Përgjakja e Shkodrës, në 5 muaj shtatë të vrarë e dy të zhdukur

Fatos Ferracaku u ekzekutua mesditën e së mërkurës dhe kjo rikthye pas 74 ditësh, një tjetër ngjarje kriminale në Shkodër. Në 5 muajt e fundit, Shkodra ka shënuar 7 vrasje, 6 prej të cilave të tipit mafioz, autorët e të cilave nuk dihen. Dy persona rezultojnë ende të zhdukur prej muajsh në rrethana misterioze për të cilët mendohet më e keqja.

Ishte fillimisht një shpërthim mjaft i fuqishëm tritoli që tronditi qytetin e Shkodrës në 13 janar të këtij viti. Lënda plasëse ishte montuar në një motoçikletë në lagjen “Rus”. Për pasojë 7 persona mbetën të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë. Shënjestra e atentatit ishte Lulzim Kullaj, një emrat e konsideruar si “të fortët” e Shkodrës. Ai mori plagë të rënda por mbijetoi. Muaj më vonë u mësua se motori me tritolin e montuar kishte udhëtuar nga Elbasani në Shkodër. Disa ekzekutues ranë në pranga, por jo urdhëruesit. Janë të shumtë ata që mendojnë se kjo ngjarje prishi ekuilibrat e vënë prej kohësh në qytet ku grupe kriminale të njohura si Licët dhe Bajrët kishin qëndruar korrekt me paktin e vënë. Por ky shpërthim prishi disa ekuilibra.

Ngjarjet e rënda vijuan në 18 qershor kur u ekzekutua me një plumb në kokë Mehdi Kavaja, pronar i një servisi. Motivet dhe autorët ende nuk dihen. Fillimisht, u dyshua se vdekja e tij kishte ardhur për shkaqe natyrale, por vetëm pas ekzaminimit nga ana e mjekëve ligjorë u zbulua se bëhej fjalë për vrasje. Vrasja mendohet se mund të jetë një hakmarrje. Burime të policisë thanë se për këtë ngjarje janë aktivizuar vrasës me pagesë që kanë përdorur silenciator pasi fqinjët nuk dëgjuan asgjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ngjarje do të pasohej ndoshta nga një nga krimet më të rënda të ndodhur ndonjëherë. Në 15 korrik u ekzekutua ish-oficeri i policisë Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci. Ata u qëlluan në makinë në kohën kur do të zbrisnin. Bashkë me ta në mjet ishte dhe fëmija i tyre vetëm 2-vjeç. Edhe në këtë rast autorët dhe motivet nuk dihen. Kanë qenë të shumta spekulimet për këtë ngjarje. Disa e lidhnin me aktivitetin e paligjshëm të ish-policit. Të tjerë flasin se objektiv ishte bashkëjetuesja e tij ndërsa ekziston edhe një variant se çifti u ekzekutua për një thashetheme të përhapur se Bërçana kishte nisur të fliste për ato që kishte parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk do të kalonte as një muaj dhe në 10 gusht, Shkodra do të tronditej nga një tjetër atentat mafioz. I vrarë mbeti Fatbardh Lici, i cili u qëllua nga një breshëri automatiku gjatë kohës që po pinte kafe në një lokal në lagjen Kiras. Ende edhe sot nuk ka të arrestuar apo një pistë konkrete ku të jetë fokusuar puna e policisë. Vëllai i tij akuzoi bandat kriminale të lidhura me policinë për këtë ngjarje. Pas goditjes së Licëve, kundërpërgjigja nuk do të vononte.

Në 1 shtator u vra Arian Ferracaku, kushëri i viktimës së atentatit më të fundit në Shkodër, Fatos Ferrtacakut të eliminuar duke shitur peshk në markatën e lagjes Rus. Biznesmeni Ferracaku ui vra duke kalëruar në zonën e Livadheve ndërsa dyshohet se ai mund të jetë ngatërruar dhe se në fokus të ketë qenë një nga personat që e shoqëronin. Prej 23 gushtit dy persona rezultojnë të zhdukur në Shkodër. Për fatin e Agron Mollajt dhe Gëzim Hysjat, dajë e nip mes tyre, nuk dihet asgjë. Për të mos mjaftuar këto, më 27 gusht, Alfred Pellumbi vrau komshiun e tij Prendush Fusha pas një konflikti banal. Në fillim të shtatorit policia organizoi një aksion duke vënë në pranga dhjetëra persona të akuzuar si pjesë e grupit të Bajrëve por vrasja e fundit vërtetoi se arrestimet nuk do të mbyllin sagën e vrasjeve mes grupeve kriminale më këtë këtë qytet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?