Përgjigjet e Check-up falas, qytetarët mund t’i kontrollojnë edhe online
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i pranishëm në Kongresin Ndërkombëtar Shkencor: “ICT in Cardiology” , të organizuar nga Shoqata Shqiptare e Kardiologjisë dhe Shoqata Europiane e Kardiologjisë, ka pohuar se që nga fillimi i vitit 2015 kohë kur nisi edhe zbatimi i këtyre paketave rezulton se numri i përfituesve ka arritur deri në 76%, nga 25% që ka qenë para implementimit të paketave shëndetësore.
“Ky vit pritet të mbyllet me një financim publik të rreth 76% të procedurave që do kryhen këtu. Sepse kemi, nga njëra anë, një rritje të numrit total të procedurave me rreth 50%, pavarësisht se kush i ka kryer. Të kryera në spitalet tona publike ku ju keni rritje të madhe të volumit, sepse volumi publik është rritur gati 2.5 herë, sepse në QSUT, praktikisht pasnesër, bëhet një vit që ne funksionojmë me urgjencën kardiake 24/7. Që vjet, kemi një njësi (hemodinamike) në spitalin “Shefqet Ndroqi”, dhe që nga fundi i muajit gusht kemi dhe një njësi (hemodinamike) në Shkodër”, ka theksuar kreu i shëndetësisë.
Sipas tij, rritja ndjeshëm e ndërhyrjeve kirurgjikale por edhe lehtësirave që u krijojet kësaj kategorie pacientësh është edhe një premtim i mbajtur nga Qeveria Shqiptare e cila në programin e saj kushte vendosur në fokus të vëmendjes të sëmurët me probleme kardiake. “Duke qenë se po hyjnë në vitin e fundit të këtij mandati qeverisës, përpiqem të bëj një lloj bilanci se çfarë ka ndodhur në Shqipëri me sëmundjet kardiovaskulare, por me një pjesë më të veçantë, që është kardiologjia intervencioniste. Praktikisht, në katër vjet, nga 2012-ta në 2016-ën, volumi i këtyre ndërhyrjeve të realizuara në Shqipëri, në sistemin shëndetësor publik dhe jopublik ka njohur një rritje goxha të madhe. Kjo, në radhë të parë, është meritë e juaja, e komunitetit të profesionistëve”, pohoi ministri Beqaj.
Një moment tjetër i rëndësishëm ku u ndal kreu i shëndetësisë, ishte edhe Aksesi Universal që kanë sot qytearët shiptarë, të cilët mund të konsultojnë elektronikisht të dhënat mjekësore, sidomos rezultatet e check-up, apo kontrollit shëndetësor bazë, në portalin: e-albania.al.
“Ky është portal i shërbimeve qeveritare “e-Albania”. Në atë portal, sot qytetarët shqiptarë u ofrohen shumë shërbime. Këtu, praktikisht çdo qytetar që ulet para kompjuterit të tij, apo ndihmohet nga një familjar, mund të konsultojë, të paktën për momentin, përgjigjet individuale të check-up-it. Dhe mund ti ndajë me këdo profesionist shëndetësie, që në një viztë, në një komunikim, mund t’ia kërkoj këtë gjë, -pohoi Ministri i Shëndetësisë ndërsa deklaroi se- kemi filluar një konsultim paraprak edhe me institucionet shëndetësore jopublike në mënyrë që dhe ato të mund të ngarkojnë atë pjesë që është mjekësore në dosjen elektronike”.
Hedhja e të dhënave shëndetësore në rrugë elektronike ndihmon të gjithe ekipet mjekësore për përcaktimin e diagnozave ta sakta dnë një kohë më të shpejtë. “Dhe këtu besoj, duhet edhe më shumë të shfrytëzojnë ITC-në. Ne kemi sot, besoj unë, kabinete kardiologjie të paktën të pajisura jo keq në spitalet tona rajonale dhe nëse arrijmë të shfrytëzojmë edhe mundësitë e ICT-së mundet qëtë kapim ato orët e domosdoshme që ju i keni si standarte për të kryer një shërbim që edhe shpëtoj jetë por edhe shmang invaliditet. Përfitim të cilin ka në radhë të parë qytetari, familja e tij por edhe e gjithë shoqëria” nënvizoi ministri Beqaj.
Në fjalën e tij Ministri i Shëndetësisë nuk harroi të përmendë edhe nevojën e edukimit në vazhdim të stafeve mjekësore si dhe forcimin e burimeve njerëzore në institucionet tona shëndetësore.
KOHA JONË SONDAZH

