Përgjimet e ”Nranghetas”, Mazi: Nuk flas për ato që lexoj në gazeta, me rëndësi Integrimi

Kryenegociatori i Shqipërisë me BE-në, Zef Mazi ka raportuar për punën e Shqipërisë në lidhje me Integrimin në BE. Sipas tij Shqipëria i ka plotësuar kushtet e vendosura përpara konferencës së parë qeveritare, ku nga ana tjetër, Mazi nuk ka preferuar që të flasë për përgjimet e ”Nranghetas”.

”Për 5 pikat, janë 15 faqet. Ne kemi paraqitur në Komisionin Europian, pata disa ditësh. Do jua dërgoj të gjithë raportin e plotë. Ne sigurisht kemi bërë hapa të qartë përpara. Nuk mund të bëj komente në lidhje me diçka që lexoj në një gazetë. Do e lë në dorën e organeve të drejtësisë, që të vazhdojë punën. Në një material të gjatë që do ju dërgoj, janë shifrat konkrete se çfarë është bërë këto muaj. Unë do të kërkoj takim me drejtoren e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj më konkretisht se kaq nuk flas dot. Kam pasur takime mjaft të mira pune me kryeprokurorin, guvernatorin, etj”.

SHKARKO APP