Përgjimet/ Ish-ministri: Ministri i Brendshëm s’mund të kontrollojë prokurorinë dhe SPAK-un

Për ish-ministrin teknik të Brendshëm, Dritan Demiraj, propozimi për përgjimin nga policia pa lejen e prokurorisë.

Sipas Demirajt Prokuroria dhe SPAK kanë misionin e tyre kushtetetues dhe nuk mund të kontrollohen nga ministri i Brendshëm.

Demiraj: Në asnjë shtet demokratik nuk ekziston një ligj i tillë, që ministria e Brendshme të kontrollojë apo të vërë nën diktat prokurorin e Përgjithshëm dhe SPAK, të cilët kanë misionin e tyre kushtetues dhe e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në pavarësi nga ministria.

Kërkesa për miratimin e këtij ligji është vazhdimësia e kryeministrit Rama për paligjshmëri, në mënyrë që të intimidojë duke filluar nga populli deri tek agjenci që merren me luftën kundër krimit.

Rama i ka keqpërdorur këto struktura sa kohë ka qenë në pushtet, ato kanë qenë në funksion të PS dhe krimit. Është bërë në mbushje e territorit të vendit me drogë, dhe kjo ndodh gjithmonë para fushatave zgjedhore.

SHKARKO APP