Përgjimet, Krimet e Rënda nisin hetimin për Kreun e Gjykatës Gjirokastër

Pas publikimit të skandalit seksual të kryegjyqtarit të Gjirokastrës, Guximtar Boci, Prokuroria e Krimeve të rënda njofton se ka nisur hetimin për korrupsion ndaj tij.

“Prokuroria për Krime të Rënda regjistroi në mbremje procedimin penal për veprën penale ‘korrupsioni pasiv i gjyqtarëve…’ dhe po kryen veprimet e nevojshme proceduriale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Emisioni investigativ “Stop” në TV Klan ka transmetuar mbrëmjen e sotme audion e përgjimeve të këtij skandali, ku për herë të dytë, sistemi i drejtësisë tronditet seriozisht.
Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës kërkon favore seksuale nga një grua, në këmbim të vendosjes së drejtësisë për çështjen e saj në gjykatë.

Historia e ngjarjes nisi pas një procesi gjyqësor që një zonjë kishte me Gjykatën e Gjirokastrës. Zonja kishte një njohje të mëparshme nga i ati, për këtë arsye, ajo shkoi ta takojë. Sigurisht, gjykatësi i propozoi një zgjidhje, por të një natyre tjetër nga ajo ligjore. Thjesht i kërkoi një favor seksual në shkëmbim të zgjidhjes së problemit të saj.

Boci i tha zonjës se nëse ajo i plotëson këtë kusht, ai do t’ia zgjidhte problemin që e çonte në dyert e kësaj gjykate. Ndërsa, zonja i thotë unë nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Kurse gjykatësi ia kthen se ka gjithmonë njëherë të parë dhe të dytë.

SHKARKO APP