FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përgjimet zbuluan mjekët e korruptuar, Markuçi do të jepte para për të operuar nënën e saj nga kirurgu Prifti

Përgjimet e sekretares së gjykatës së Krujës  të cilat kishin nisur për lirimin e të dënuarve kanë zbuluar për Prokurorinë e Posaçme edhe  korrupsionin në shëndetësi.

SPAK bën me dije se  nga përgjimet ka rezultuar se sekretarja e Gjykatës Manuela Mallkuçi, i ka dhënë para kirurgut Edvin Prifti, me qëllim që ky i fundit të bënte operacion mamanë e saj.

Në këtë skemë të kundraligjshme sipas Prokurorisë së Posaçme janë përfshirë dhe Trendafile Frangu dhe Migena Skenderi, infermiere të QSUT-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për kardiokirurgun Prifti, SPAK ka vendosur pezullimin  e ushtrimit te profesionit  të njëjtin vendim është marrë edhe për infermieren  Trëndafile Frengu, ndërsa për Migena Skënderin është vendosur masa detyrim për tu paraqitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kirurgu Edvin Prifti

Bashkë me arrestimin policia me urdhër të SPAK ka kontrolluar edhe 16 banesat e përsonave, për të cilët janë marrë masat e sigurisë dhe është siguruar edhe leja nga gjykata.

Kontrollet janë bërë ne momentin kur janë ekzektutuar edhe masat nga policia e shtetit për të gjetur prova shtesë në lidhje me akuzat e rënda që janë ngritur ndaj tyre.

Të gjithë të proceduarit janë sjellë në Drejtorinë e Policisë së kryeqytetit dhe pritet të dalin para GJKKO për të verifikuar masat e sigurisë. /Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?