Përgjimi në “STOP”/ Merret në pyetje gruaja që denoncoi Guximtar Boçin

Një ditë pas audio-regjistrimit ku protagonist ishte kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, oficerët e Krimeve të Rënda janë nisur drejt këtij qyteti për të marrë në pyetje gruan e cila bëri regjistrimin, ku Guximtar Boçi kërkonte favore seksuale në këmbëim të drejtësisë.

Gjyqtari Guximtar Boçi u shfaq në një regjistrim audio në emisioni investigativ “Stop”.

Sipas emisionit, gjykatësi Guxim Boçi i kërkon favore seksuale një qytetareje në këmbim të një procesi gjyqësor. Përgjigja negative e gruas ka bërë që ajo të humbasë procesin, sipas denoncimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, gruaja i është rikthyer çështjes duke regjistruar bisedat telefonike me gjyqtarin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga bisedat e regjistruara, kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë i thotë qytetares se çështjen e kishte të fituar, pasi “jo se të bëj unë nder, por se të takon”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?