Përjashtimet e demokratëve në Durrës, Lela: Kanë punuar për PS-në
Kreu i zyrës së komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela flet për përjashtimet e fundit të dy këshilltarëve bashkiakë në Durrës.
Për të vendimiet janë rezultat i një analize të brendshme të bërë nga dega e PD në Durrës, në bashkëpunim me përfaqësues të dërguar nga qendra e partisë. Ai theksoi se vendimi është marrë pas analizës së zgjedhjeve të 11 majit.
”Dega e PD në Durrës, në fund të analizës, ka konstatuar se ka individë që janë vetëshkëputur dhe vetëlarguar, të cilët sipas vlerësimeve të tyre kanë kontribuar në zgjedhjet e 11 majit për Partinë Socialiste”,-tha Lela.
KOHA JONË SONDAZH

