Përjashtimi i 15 ish-deputetëve nga gara brenda PD, Papa tregon kriteret
326 emrat për kandidatë për zgjedhjet e 25 prillit kanë mbërritur tek Kryesia e PD-së. Në përfundimin e fazës së tretë të përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë, të vetmit që komentojnë procesin janë anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve.
Zhurmë prodhoi skualifikimi i rreth 15 ish-deputetëve të PD të legjislaturës së fundit, mes të cilëve Ervin Salianji, Endri Hasa, por edhe Nada Meçorapaj, Romeo Gurakuqi, Lindita Metaliaj, apo dhe Fatbardha Kadiu. Një prej 5 vendimmarrësve të Komisionit, Enriketa Papa tregon kriteret që emrat e skualifikuar nuk arritën t’i plotësonin.
“Ajo që kemi patur parasysh ka qenë maksimalizimi i votës që mbart në vetvete shumë kritere, eksperienca me strukturat, puna në terren, angazhimi për përfaqësim të mirë në fushatën elektorale, individualizmi, janë një kompleks faktorësh që na bënë të nxjerrim listën me 326 persona”, sqaroi Papa për Report Tv.