Përjashtohen 29 përmbarues privatë, një vit pa aktivitet

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka vendosur që të heqë çertifikatat për dhjetëra përmbarues privatë. Sipas Ministrisë së Drejtësisë, të paktëbn 29 përmbarues preken nga vendimi. Bashkë me heqjen e certefikatës, përbaruesit do të çregjistrohen

“Nga verifikimi i Regjistrit të Përmbaruesve Privatë, rezulton se 29 përmbarues të çertifikuar nuk janë të regjistruar në regjistrin e përmbaruesve gjyqësorë privatë me statusin “Aktiv”, që do të thotë se nuk e kanë ushtruar funksionin publik të përmbaruesit privat për më shumë se një vit”, sqaron Ministria në reagim.

SHKARKO APP