Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi
Gentian Berberi është përjashtuar nga radhët e Policisë së Shtetit, vetëm pak ditë pasi u shkarkua nga detyra si drejtor i Policisë Vendore të Shkodrës.
Berberi u lirua fillimisht nga drejtimi i Policisë së Shkodrës për shkak të performancës së dobët, pas evidentimit dhe asgjësimit të disa parcelave me kanabis në territorin e qarkut. Pas shkarkimit, ai ishte transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku ishte caktuar në sektorin e Analizës.
Sipas Klan News, ish-drejtuesi nuk e ka pranuar këtë lëvizje. Ai është paraqitur në zyrën e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, ku dyshohet se ka përdorur fjalor fyes dhe ka kërcënuar zyrtaren për shkak të uljes në detyrë.
Sipas të njëjtave burime, ky incident ka sjellë firmosjen e vendimit për përjashtimin e Gentian Berberit nga radhët e Policisë së Shtetit. Deri më tani nuk ka një reagim publik nga Berberi lidhur me këto pretendime.
KOHA JONË SONDAZH

