Përjashtohet nga sistemi i drejtësisë prokurori, Hysni Vata

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar përfundimisht nga detyra prokurorin Hysni Vata. Vendimi është marrë këtë të enjte nga trupa gjykuese e përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz.

Kjo trupë gjykuese ka lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) të shtatorit të vitit 2019. Hysni Vata u shkarkua nga ky komision dy vite më parë, por ankimoi vendimin e shkallës së parë të vettingut.

Nga hetimet ka rezultuar se nga analiza financiare Vata ka balance negative dhe mungesë të burimeve të ligjshme për krijimin e pasurive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Drejtoria e Sigurimit te Informacionit te Klasifikuar (DSIK) ka konstatuar papërshtatshmërinë e prokurorit Vata për vazhdimin e detyrës, ndërkohë që ONM i ka referuar Komisionit disa gjetje për hetimet e aksidenteve në punë në minierën e Bulqizës.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 195, datë 09.09.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Hysni Vata.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.07.2021”, thuhet në njoftim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?