Përkeqësimi i motit, Policia Rrugore apel për shoferët: Kujdes gjatë drejtimit të mjeteve
Policia Rrugore me anë të një lajmërimi për mediat ka paralajmëruar të gjithë shoferët, që të kenë kujdes, pasi moti është i pafavorshëm.
Sipas Policisë Rrugore, shoferët duhet të tregojnë kujdes në timon, pasi edhe në shumë rrugë të vendit kalojnë edhe këmbësorë. Më tej, bëhet me dije se shumë efektivë të Rrugore kanë dalë në terren, me qëllim që të sigurohet mbarëvajtja e trafikut.
Njoftimi:
APEL PËR MË SHUMË KUJDES!⚠️
Nisur nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, si dhe rritja e ndjeshme e trafikut rrugor në të gjitha akset rrugore kombëtare, Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes gjatë drejtimit të automjeteve, motomjeteve dhe biçikletave 🚗🏍️🚴♂️, veçanërisht duke përdorur shenjat dalluese gjatë natës 🌃 dhe në mot me shi 🌧️, por edhe gjatë lëvizjes si këmbësorë 🚶♂️ duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin, pasi rreziku për t’u përfshirë në aksidente rrugore është i madh.
Shërbimet e Policisë Rrugore në të gjithë vendin janë prezente me burime njerëzore 👮♂️👮♀️ dhe pajisje teknologjike të shtuara, jo vetëm për të rregulluar trafikun, por edhe për të parandaluar, konstatuar dhe ndëshkuar shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të cilët janë burim rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore 🚔.