Përkeqësohen kushtet e motit në jug, Policia me apel për mjetet e vogla lundruese

Policia e Shtetit apeloi sot për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve lundruese, drejtuesit e automjeteve dhe qytetarët, për shkak të parashikimeve për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare dhe atmosferike.

Sipas Policisë së Shtetit, duke filluar nga mesdita e datës 24 korrik 2026 deri në paraditen e datës 25 korrik 2026, mjetet e vogla lundruese dhe mjetet e peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës dhe Gjirit të Sarandës, në det të hapur dhe përgjatë vijës bregdetare Dhërmi-Himarë-Sarandë, duhet të shmangin daljet në det për shkak të kushteve të pafavorshme hidrometeorologjike gjatë këtij harku kohor.

Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të marrin në konsideratë përkeqësimin e kushteve të motit dhe të shmangin çdo dalje në det që mund të rrezikojë sigurinë e tyre dhe të personave në bord. Policia e Shtetit apelon gjithashtu për kujdes të shtuar nga qytetarët dhe të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve, duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor, kufijtë e shpejtësisë dhe distancën e sigurisë, si dhe duke shmangur manovrat e rrezikshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këmbësorët po ashtu këshillohen të tregojnë vëmendje dhe kujdes të shtuar gjatë lëvizjes, veçanërisht në kushtet e reshjeve apo lagështirës në rrugë. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve të vogla lundruese, mjeteve të peshkimit dhe të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes maksimal, jo vetëm gjatë këtij harku kohor, por në vijimësi, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së jetës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?