Përkeqësohet gjendja e Kryepiskopit Janullatos, spitali: Është në intubim

Gjendja e Kryepiskopit të Shqipërisë, Anastas Janullotos është përkeqësuar. Kisha Ortodokse e Shqipërisë thotë se gjendja e Fortlumturisë së tij është përkeqësuar në mënyrë të menjëhershme, sipas edhe njoftimit të spitalit Ungjillëzimi në Athinë, ku Kryepiskopi është shtruar që në datën 3 janar.

Athinë, 10.01.2025
Përditësim i gjendjes shëndetësore të Fortlumturisë së Tij, Kryepishkopit të Shqipërisë, z. Anastas
Gjendja shëndetësore e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Shqipërisë, z. Anastas, ka pësuar një përkeqësim të menjëhershëm dhe ai është transferuar në njësinë e kujdesit intensiv, ku ndodhet i intubuar. Nga administrata e spitalit“, thotë njoftimi.

SHKARKO APP