Përkeqësohet gjendja shëndetësore e naftëtarëve grevistë. Në vend të burrave hyjnë gratë

Naftëtarët e Ballshit kanë hyrë në ditën e 18 të grevës së urisë. Ndërsa gjendja e tyre sa vjen dhe përkeqësohet. Pranë grevistëve ndodhet edhe një ambulancë me mjekë, të cilët kanë këshilluar që ata duhet të largohen nga greva.

“Mjediset ku po zhvillohet greva nuk janë të përshtatshme, prandaj duhet të dilni nga greva”, janë shprehur mjekët.

Ndërkohë në vend të naftëtarëve janë futur gratë në grevë urie duke i zëvendësuar dhe duke përshkallëzuar grevën tashmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë më parë naftëtarët arritën të futen me forcë brenda ambienteve të uzinës. Ata kërkojnë marrjen e pagave dhe të librezave të punës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Naftëtarët thonë se janë në pritje të një përgjigje nga kryeministri ose ministrja Balluku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?