Përkeqësohet situata në Shkodër. 30 banesa në ujë, rruga e Obotit e pakalueshme

Situata në bashkinë Shkodër është përkeqësuar krahasuar me një ditë më parë.

Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.40 dhe ka rritje me 25 cm në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 7.50 m.

Niveli i Liqenit shënon 8.60 m dhe ka rritje me 5 cm në krahasim me një ditë më parë, ndërsa kuota maksimale është 8.70 m.

Swiss Digital Desktop Reklama

Siperfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1400 Ha dhe ka rritje me 80 hektarë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Njësia Administrative Ana e Malit është më e prekura me 1300 hektarë të përmbytur.

Rruga e Obotit ka prezencë uji 90 cm, e rritur me 15 cm në krahasim me një ditë më parë.

Ujësjellësi Oblika 1 është prej ditësh tashmë jashtë funksionit.

Ka prezencë uji në oborre në 30 banesa, nga 15 që ishin ditën e djeshme në fshatin Obot.

Në rrugën e Obotit po operojnë një mjet i kalueshmërisë së lartë së bashku me 4 forca të ushtrisë.

Njësia Administrative Dajç ka 100 Ha tokë bujqësore të përmbytur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?