Përkujtohet 90-vjetori i Medresesë Rama: Shkolla, laicitet dhe edukim

Është përkujtuar sot 90 vjetori i themelimit të Medresesë së Tiranës, ku morën pjesë Kreu i Komunitetit Mysliman Skënder Bruçaj dhe Kryeministri Edi Rama. Në fjalën e tij Kryeministri Rama tha se ndër vite Shqipëria dhe shqiptarët, kanë dëshmuar laicitetin e shtetit të tyre, duke përkrahur edukimin dhe jo ndasitë fetare. Sipas Kryeministrit Rama, Medreseja e Tiranës kreu brenda një kohe të shkurtër mirëbesimin së cilës i ishte dhënë, dhe që ka të bëjë me edukimin e qytetarëve. “Një laicitet i përgjumur mbi dafina të zverdhura do t’i zinte vendin ndërgjegjësimin mbi urgjencë të kohës sonë, përballjes së çiltër të përhershme, e përsisë dhe paanshmërisë së shtetit dhe liria e ndërgjegjes së shprehjes. Kjo liri, përbën rrënjët e nocionit të drejtës së gjithsecilit. Historia vërtetoi shpejt se Medreseja e Tiranës e kreu brenda një kohe të shkurtër misionin mbarëqytetar së cilës i ishte mirëbesuar. Jam këtu për të rikujtuar dhe përligjur të njëjtin mesazh shqiptar si në vitin 1929 “Medresetë konfirmohen në frymën e shekullit në të cilën jetojmë.” tha Kryeministri Rama Fjala e plotët Kryeministrit Edi Rama. Në fjalën hapëse Skënder Bruçaj tha se komuniteti mysliman beson se shkolla është një laborator jete të cilësive më të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?