Përkujtohet martesa e heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, festë e përvitshme në Ardenicë

572 vite më parë në Manastirin e Ardenicës është organizuar martesa e heroit tonë kombëtar, Skënderbeut me Donikën.

Për të përkujtuar këtë ditë në të njëjtën datë 26 prill, bashkia e Lushnjës solli traditën e dasmës së tyre.

Dy fëmije, që simbolizonin çiftin në dasmë, të veshur me kostumet popullore të asaj kohe, bënë kurorëzimin e tyre brenda kishës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Flamuj të principatave shqiptare janë sjellë në kujtesën e dasmës së Skënderbeut në 26 prill 1451.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë mënyrë u është dhënë mundësi nxënësve të njohin traditën dhe historinë e qytetit të tyre.

Shahin Petritaj, përgjegjës i teatrit Lushnjë, shprehet se ky aktivitet ka si qëllim të mbajë gjallë historinë te brezat e rinj për heronjtë tanë kombëtarë.

Kurorëzimi i Skënderbeut do të kthehet në festë të përvitshme për Lushnjën. Ardenica është atraksioni turistik më i rëndësishëm i këtij qyteti, ndaj bashkia është fokusuar t’i kushtojë rëndësi të veçantë promovimit të turizmit në këtë zone.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?