Përkujtohet në Kukës eksodi i vitit 1999

Përkujtohet 16 vjetori i eksodit të mijëra kosovarëve, që hynë në Shqipëri, për t’iu larguar konfliktit vrasës në ish-Jugosllavi, gjatë vitit 1999. Në kuadër të kësaj dite, janë organizuar aktivitete kulturore, mes artistëve nga Kukësi dhe Kosova. Bashkia e Kukësit ka pritur delegacionin e nisur nga Mitrovica e qytete të tjera të Kosovës së pavarur. Qarku i Kukësit, gjatë luftës në Kosovës gjatë vitit 1999, për 79 ditët e bombardimit, mbajti mesatarisht mbi 140,000 shqiptarë kosovarë të dëbuar me dhunë nga trojet e tyre.
Tashmë në një tjetër kohë kur shteti më i ri i Europës, aspiron për integrimin në Bashkimin Europian, shqiptarët e Kosovës nuk reshtin së falenderuari banorët e Qarkut të Kukësit, të cilët i mbështetën ata në një kohë shumë të vështirë.

SHKARKO APP