Përleshje mes shqiptarëve dhe pakistanezëve në burgun grek, dy të vdekur

Dy të vdekur dhe 21 të plagosur. Ky është deri tani bilanci në një konflikt të dhunshëm brenda të burgosurve në burgun e Koridhalosë në Greqi, mbrëmjen e së dielës.

lncidentet kanë ndodhur në të ndarën e tretë të këtij institucionit penitenciar, ku vuajnë dënimet mbi 500 persona kryesisht për trafikim droge.

Sulmet e përgjakshme midis të burgosurve janë zhvilluar pas orëve të vona të mbrëmjes së të dielës kur një grup të dënuarish shqiptarë dhe arabë kanë sulmuar disa të burgosur nga Pakistani me mjete të forta, si thika artizanale dhe leva. 

Kreu i sindikatës së përgjithshme të rojeve të burgjeve në të gjithë vendit, Spiros Karakitsos, ka deklaruar se dy personat që humbën jetën janë të burgosur nga Pakistani.

Për sa i përket të plagosurve të tjerë sipas tij, ende nuk ka një informacion të qartë për identitetin e tyre, por thuhet se dy të burgosur janë në gjendje të rëndë, nga 21 persona që u transportuan me 10 ambulanca nga spitali i burgut drejt spitaleve Gjenimatas dhe Tzanios ,ne kryeqytet.

Incidentet e dhunshme kane shpërthyen ndërsa të burgosurit po futeshin në qelitë e tyre për arsye që ende nuk dihen.

Situata për momentin është e qetë, jashtë burgut forca të shumta policore janë në gatishmëri , ndërsa organet greke kanë hapur një hetim të gjerë rreth këtij konfrontimi.

SHKARKO APP