Përleshje në Korçë për lojën e fëmijëve, dy persona pl*gosen në kokë

Një konflikt mes fqinjësh është regjistruar në lagjen 8 të Korçës, në zonën e njohur si Radaneci, ku janë përfshirë katër persona, mes tyre edhe dy vëllezër.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja nisi për motive të dobëta dhe dyshohet se lidhet me një debat të shkaktuar nga fëmijët që po luanin në lagje. Situata u përshkallëzua në konflikt fizik, ku dy vëllezërit pësuan lëndime të lehta në pjesën e kokës.

Të plagosurit u transportuan në spital, ku morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të verifikuar nëse gjatë përleshjes janë përdorur sende të forta. Pas trajtimit në spital, të katër personat e përfshirë në konflikt janë shoqëruar në komisariat, ku janë marrë në pyetje për zbardhjen e plotë të incidentit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?