Përleshjet në “Rrugën e Kombit”, një efektiv i plagosur. Ja kush është (Emri)

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur pas përleshjeve me qytetarët në “Rrugën e Kombit”. Raportohet se i plagosur ka mbetur Komisar Adem Visha.

Komisar Visha, efektiv i Sektorit të qarkullimit rrugor, po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe është nën kujdesin e mjekëve.

Protesta kundër taksës së rrugës nisi e qetë paraditen e sotme por më pas u përshkallëzua me dhunë e përleshje mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

SHKARKO APP