FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përmbyset autobusi në Gjermani. 20 persona të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Një autobus i Flixbus doli nga rruga në autostradën 19 në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore në Gjermaninë veriore dhe u përmbys.

Bëhet e ditur se 20 pasagjerë u lënduan, ndërsa njëri prej tyre në gjendje kritike, sipas një zëdhënësi të policisë.

Pasagjeri mbeti i bllokuar për dy orë para se të lirohej, shkruajnë mediat e huaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raportohet se autobusi me 53 pasagjerë dhe dy shoferë ishte duke udhëtuar për në Vjenë nga Kopenhageni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aksidenti ndodhi në kryqëzimin Robel në drejtim të Berlinit.

Autobusi fillimisht doli nga rruga në të djathtë para se të përmbysej. Por shkaku i aksidentit ende nuk dihet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?