Përmbyset mjeti bujqësor, lëndohet 53-vjeçari, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave
Një aksident është shënuar në fshatin Vajkan i Vogël, ku një 53-vjeçar është lënduar, pasi mjeti bujqësor me të cilin po transportonte rrush është përmbysur.
Sipas informacioneve paraprake, 53-vjeçari Altin Alla kishte vjelë rrushin në tokën e tij dhe po e transportonte me mjetin bujqësor, kur dyshohet se ka humbur kontrollin.
Si pasojë mjeti është përmbysur. Pas aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar të lënduarin drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
KOHA JONË SONDAZH

