Përmbysja e varkës në Durrës, gjendet pas 10 ditësh trupi i pajetë i peshkatarit

Është gjetur pas disa ditësh trupi i pajetë i peshkatarit të mbytur në Durrës. Ngjarja ndodhi mesditën e 1 marsit, në zonën e Porto Romanos, te Currilat, ku një varkë me dy peshkatarë u përmbys në det.

Njëri prej peshkatarëve u nxor i gjallë, menjëherë pas ngjarjes, ndërsa trupi tjetër është arritur të gjendet vetëm ditën e sotme i pajetë.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se viktimë është shtetasi Ardian Mërkuri. Ai kishte dalë bashkë me shokun e tij, më 1 mars, për peshkim, por fatkeqësisht është mbytur në det.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?