FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

”Përmbytet” një zonë e Durrësit, kurse në Kukës bie borë

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë një pjesë të territorit të vendit. Shiu ka shkaktuar vështirësi në lëvizje në disa lagje të qytetit të Durrësit. Makinat ecin ngadalë pasi një prej kryqëzimeve duket se është “pushtuar” nga uji. Nëse situata përkeqësohet, mund të shkaktohen probleme në qarkullimin e mjeteve.

Nga ana tjetër, qyteti i Kukësit është zbardhur nga reshjet e borës ditën e sotme pas uljes së temperaturave. Edhe pse jemi në muajin mars dhe pritej një rritje temperaturash me ardhjen e pranverës ka ndodh krejt e kundërta.

Temperaturat janë ulur duke sjellë një pamje krejt tjetër. Edhe rruga e Kombit është përfshirë nga bora ditën e sotme, pas uljes së temperaturave në të gjithë vendin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?