Përmbytet Vlora, bllokohen disa akse rrugore

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi që ka pushtuar qytetin e Vlorës gjatë 24 orëve të fundit, duke shkaktuar përmbytje dhe bllokim të disa akseve rrugore.

Reshjet intensive të shiut që kanë rënë mbrëmë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm në Vlorë, kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit bregdetar.

Uji ka mbuluar rrugët në disa nga lagjet kryesore në Vlorë, ndërsa probleme janë krijuar në disa nga akset rrugore në lagjen 1 maj , 24 maj si dhe ne disa pika problematike ne zonën e skelës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qyteti bregdetar, i cili në këtë kohë duhet të ishte i mbipopulluar si zakonisht nga pushues dhe turistë, është boshatisur.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?