Përmbytje në Durrës, pezullohet puna në port

Reshjet me intesitet të rëna gjatë orëve të natës kane krijuar probleme në shume sektorë në qytetin bregdetar të Durrësit.

Në port është pezulluar aktiviteti i peshkimit deri në një urdhër të dytë dhe sektori i ngarkim-shkarkimit gjithashtu është bllokuar.

Në rrugë vërehet prezencë e ujërave, duke krijuar vështirësi për qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Ndërkohë në rrethinat e Durrësit nuk raportohen probleme nga përmbytjet.

Vlorë, asnjë mjet lundrimi nuk lejohet të dalë në det

Në Vlorë si pasojë e motit të keq trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ka mundur të ankorohet, ndërsa nuk janë lejuar të dalin në det anijet e peshkimit.

SHKARKO APP