Përmbytjet, Braçe: Remonti i hidrovorëve të kishte përfunduar

“Pres që qeveria të rrisë pagën minimale në sektorin privat”

Erjon Braçe tha se remonti i hidrovoreve duhet të kishte përfunduar. Në studion e lajmeve të Ora News, deputeti socialist tha dje se kjo gjë nuk ka ndodhur në të gjithë territorin. Ai tha se në rast se do të ketë probleme me përmbytje, përgjegjësia nuk do të jetë politike, po administrative dhe penale.

Braçe: Pushteti vendor ka marrë me ligj vetëm një pjesë të inventarit të kanaleve vaditëse dhe kulluese në territorin respektiv të asaj bashkie. Emisarët qendrorë, kanale të mëdhaja që mbledhin ujrat vecanërisht në zona shumë depresive janë detyrim i drejtorive rajonale të vaditjes dhe kullimit që janë krijuar. Janë të mëdhaja. Unë po ju them për atë territor që mbuloj ajo drejtori është tërrësisht e pajustifikuar nga kjo pikëpamje sepse fillon në grykderdhjen e Shkumbinit dhe përfundon në Janinë është e pamundur ta menxhojë dhe natyrisht duhet që tani që fillojnë shirat puna veçanërisht me kanalet kulluese duhet të kishte përfunduar. Remonti i hidrovoreve i planifikuar çdo vit duhet të kishte përfunduar.  Për fat të keq nuk ka ndodhur kështu në të gjithë territorin. Në rast se në këto territore ndodh që të ketë problematike përgjegjësia nuk do të jetë politike, përgjegjësia do të jetë e drejtpërdrejtë administrative dhe pse jo edhe penale për ata njerëz që janë atje poshtë në territor dhe që nuk kanë bërë punën e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në lidhje me konfliktin e qeverisë dhe kompanisë Bankers, Braçe tha se qeveria duhet të kërkojë të drejtën e saj dhe të marrë vendimin e duhur për të shkuar në arbitrazh me këtë kompani.

Swiss Digital Mobile Reklama

Braçe: Bankers është një tjetër koncesion shumë i rëndësishëm. 97% e prodhimit të naftës në Shqipëri vjen nga ajo kompani dhe ajo kontratë, e cila tani po ndryshon aksionerët etj..Është skandoloz! Mashtrimi I ndodhur kundrejt AKBN në radhë të parë, Albetrol-it dhe pastaj organeve fiskale është në një përmasë të paimagjinueshme. Unë besoj fort që qeveria të marrë vendimin e duhur për të shkuar në arbitrazh menjëherë me kompaninë Bankers. Kësaj radhe të padisë qeveria për të kërkuar të drejtat e saj dhe natyrisht për të marrë nga ajo marrëveshje të gjithë vlerën e tatimit mbi fitimin, I cili I është mohuar buxhetit të shtetit për shkak të mashtrimeve të madhaja të kësaj kompanie.

Për deputetin socialist Erion Braçe nuk mjafton vetëm rritja e pagave për buxhetorët dhe pensionistët, sipas tij ka ardhur koha që të rritet edhe paga minimale në sektorin privat.

Braçe: Kishte ardhur koha për të rritur pagat dhe pensionet  dhe për të bërë edhe një shpërndarje të asaj që ne e quajme  rritje ekonomike vit për vit. Besoj se është një vendim i drejtë rritja e pagave, ashtu siç  unë pres që qeveria të marrë një vendim për të rritur edhe pagat minimale me qëllim që të ndikojë mbi pagat e sektorit privat. Nuk do të jetë e mjaftueshme që të rriten rrogat e 90 mijë -100 mijë buxhetorëve, por njëherësh të rriten rrogat edhe në sektorin privat. Unë mendoj se tani është momenti që kjo gjë të ndodhë. Pasi është konsoliduar një trend rritës i ekonomisë kombëtare, pasi është konsoliduar një trend rritës i të ardhurave në buxhetin e shtetit, natyrisht që edhe qeveria, por edhe sipërmarrja privat duhet të kenë parasysh pikërisht këtë gjë, ti rrisin rrogat punëtorëve.

A i ka kjo qeveri këto para?

Braçe: Po janë, janë në buxhetin e shtetit, madje janë të planifikuara pa e rritur borxhin në buxhetin e shtetit. Viti i ardhshëm do të jetë viti i parë ku ne rrisim rrogat dhe pensionet, por pa rritur borxhin financiar  pre ushtrimit financiar tw vitit 2017.

FLM bën një analizë të plotë të treguesve makroekonomik dhe pastaj  treguesve të buxhetit të shtetit me fokus të posaçëm, shpenzimet e tepërta, të ardhurat , rritjen, trendin e tyre dhe pastaj edhe i deficitit që është edhe prioritet i FMN.

Ky është viti i parë që borxhi po ulet, viti 2017 do të jetë viti pasardhës me borxh të ulët dhe me  rrite rroga dhe pensione. Ndërkohë që trendi i investimeve do të jetë prioritar edhe në buxhetin e 2017.

Braçe: Shqipëria të avzhdojë marrëdhënien me FMN

Braçe: Unë kam dëgjuar ministrin që flet për një marrëveshje të re me FMN të një karakteri tjetër, unë si kryetar i komisionit të ekonomisë takimin me misionin e FMN do ta kem në fund të këtij muaji dhe aty do të kuptoj dicka më shumë nëse do të vazhdojmë  apo jo një marrëveshje. Për vetë dëshiroj që Shqipëria të vazhdojë të bashkëpunojë me FMN, qoftë edhe në një marrëdhenie të re por që të jetë këshilluese dhe monitoruese për cdo qeveri.

Braçe: Jam kundër amnistisë fiskale

Braçe: Unë jam në një dilemë shumë të madhe mes asaj që unë besoj dhe që unë mendoj. Unë jam i majtë dhe jam kundër një amnistie fiskale sepse mendoj që në këtë vend është një pakicë që nuk ka respektuar ligjet fiskale dhe vazhdimisht i është shmanguar duke krijuar dëme të mëdha për buxhetin. Ndërkohë që shumica kanë respektuar rregullat fiskale, detyrimet tatimore. 

Mundet që të pranoj, e vështirë është që ta votoj,por mund ta pranoj për të diskutuar një çështje të tillë, por thashë unë jamë kundër bindjeve fiskale sepse shumica respektojnë detyrimet fiskale.

Braçe: Kam qenë për ndryshim të administratës fiskale

Braçe: Unë kam qënë një nga stimujt që në administratën tatimore të kishte një ndryshim për shumë arsye. Kam kërkuar që puna të shumfishohet  dhe të mos ketë dallim kundrejt bizneseve dhe kjo duhet të niste. Unë kam pasur pretendimet e mia, shpesh herë kanë rezultuar të vërteta, shpesh herë janë kontestuar.

Jemi në një fazë të re, besoj se të dyja drejtueset e reja të administratës fiskale kanë hyrë në puën dhe do bëjnë më të mirën e mundshme për të realizuar politikat e tjera që qevria i adreson në sipërmarrje të dnryshme me fokus të madh eksportin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?