FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përmbytjet dhe dëmet, Krifca: Qeveria ka punuar mirë në ndërtimin e argjinaturave

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca thotë se përmbytjet e ditëve të fundit vërtetuan se qeveria ka punuar mjaft mirë në ndërtimin e argjinaturave aty ku duhet.

“Nivelet e Lumit Vjosa dhe Osum i kaluan pritshmëritë dhe u vërtetua se kemi punuar mjaft mirë në ndërtimin e argjinaturave aty ku duhet. Nëpërmjet tyre arritëm të mbrojmë më mirë se çdo herë tokën bujqësore. Aty ku është parë e nevojshme që të ndërhyjmë, patëm mundësi ta bënim këtë. Kemi qenë në mobilizim konstant për të minimizuar sa më shumë problematikat e hasura”, deklaroi Krifca.

Në lidhje me dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, Krifca se ekipet janë në terren. “Jemi në terren për të verifikuar dëmet dhe nevojat për riparime të argjinaturës, në mënyrë që të parandalojmë dëmtimet nga reshjet e tjera. E rëndësishme është që investimet në serra të mos kryhen në sipërfaqe pranë shtratit të lumit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?