Përmbytjet, Kryqi i Kuq Ndërkombëtar akordon 245 mijë franga ndihma

Federata ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe po mbështesin apelin e bërë nga Kryqi i Kuq Shqiptar për të ndihmuar 2000 familje (8 000) të prekur nga përmbytjet e ditëve të fundit të shkaktuara nga reshjet e fundit që preken Shqipërinë Jugore dhe Jug – Perëndimore.

Shuma e përgjithshme në mbështetje të apelit është 247 000 Franga Zvicerane.
Operacioni i ndihmës i KKSH shtrihet në rrethin e Fierit, të Vlorës, të Beratit, të Elbasanit, të Gjirokastrës, ku çdo familje në nevojë merr ndihma me ushqimet baze për rreth një muaj. Sot ndihmat do të shpërndahen për banorët e prekur nga përmbytjet në Urë Vajgurore të rrethit Berat dhe në Ferras të rrethit të Fierit.

Përcaktimi i përfituesve të kësaj liste do të realizohet me shtabet e emergjencës të pushtetit vendor, të ngritura në rrethet dhe komunat e prekura. I gjithë operacioni i ndihmës do të menaxhohet nga strukturat e KKSH në qendër dhe në degë, bazuar në rrjetin e vullnetarëve të trajnuar dhe me eksperiencë nën monitorimin e vazhdueshëm bashkëpunues të FNKK.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryqi i Kuq Shqiptar ka qenë prezent që ditën e parë të përmbytjeve pranë më nevojtarëve, duke qenë ndër të parët që ka filluar shpërndarjen e ndihmave në komunat më të prekura në rrethet Fier, Vlorë, Berat mbështetur nga publiku i gjerë, donatorët vendas dhe të huaj. Kështu në tri ditët e fundit janë shpërndarë ndihma në Darëzez për 115 familje, në Novoselë për 60 familje, në Hoxharë për 25 familje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?