Përmbytjet, ministria e Bujqësisë: Janë groposur 850 krerë bagëti

Ministria e Bujqësisë dhe grupet e punës përkatëse, e kanë venë në kontroll situatën e groposjes të bagëtive të ngrodhura dhe dezinfektimin e zoanve në jug të vendit që u përmbytën nga rreshjet e rrëmbyeshme të shiut që ra gjatë ditëve të fundit.

Zv.ministri i BujqësisëJani Babi, tha  se deri tani janë groposur rreth 850 krerë bagëti të ngordhura në qarkun e Fierit e Vlorës, të cilat ishin dhe zonat më të prekura nga përmbytjet.

Sipas tij, ekspertët e fushës po ndjekin situatën e bagëtive të dëmtuar në të gjitha zonat, ndonëse në zona të tjera numërohen raste sporadike dhe në numër të kufizuar rastesh kafshë të ngordhuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithësesi deklaron zv.ministri Babi, grupet e specialistëve me Inspektoriatin Shëndetësor dhe me udhëheqjen profesionale të Institutit të Shëndetit Publik po ndjekim nga afër të gjithë zinxhirin e mundshëm të përhapjes dhe transmetimit të sëmundjeve ngjitëse, ndërsa po groposin çdo kafshë të ngordhur dhe dezinfektojnëzonat duke eleminuar situatat epizotike. “Nuk kemi asnjë rast të kontaminimit epizotik”-tha Babi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Krahas këtij proçesi, që në ditët e para të përmbytjeve, Drejtoritë Rajonale të AKU-së në Fier e Vlorë po zbatojnë kontrolle për parandalimin e abuzimit me këto kafshë e shpendë të ngordhura, duke kontrolluar çdo automjet që del nga zonat e përmbytura dhe që mund të transportojë kafshë të ngordhura nga përmbytjet. Me qëllim parandalimin e çdo rasti të mundshëm abuzimi, inspektorët e AKU-së në Fier dhe Vlorë, përveç planit mujor të inspektimeve, të cilën e kanë punë të përditshme, janë bërë pjesë edhe e postblloqeve të policisë, si dhe grupeve tjera të punës, si Drejtori Bujqësie apo Inspektoriat Shtetëror Shëndetësor, me qëllim parandalimin e çdo mundësie abuzimi, të marrjes së kafshëve apo shpendëve të ngordhura, nga subjekte apo individë e shitjet e tyre si mish e nënprodukte të tij, apo përpunimin ne fabrikat e sallamit.

Po ashtu, inspektorët e AKU, kanë kontrolluar edhe disa subjekte të mëdha e të vogla të përpunimit të mishit e prodhimeve të nënprodukteve të tij.
Sipas AKU-së, nuk është konstatuar asnjë rast abuzimi, ndërsa kontrollet e AKU-së dhe pjesëmarrja në postblloqet e policisë, do të vazhdojë, derisa të mos mbetet mbi sipërfaqe, asnjë kafshë apo shpend i ngordhur. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?