Përmbytjet në Kurbin, dëme të shumta edhe në bujqësi
Përmbytjet në Kurbin kanë sjellë dëme të shumta edhe në sektorin e Bujqësisë. Dhjetra hektarë tokë bujqësore vijojnë ntë mbeten nën pushtetin e ujit, ndërsa dëme të shumta ka edhe në produktet e vjelura të stines të cilet banoret i kishin në magaziat e kateve të para të cilat u përmbyten nga ujë.
Drejtori i Bujqësisë në Lezhë Ndoc Lleshi thotë specialistet e dikasterit që ai drejton kanë dalë në terren për të bërë evidentimin e saktë të dëmëve që ka shkaktuar përmbytja në sektorin e bujqësisë.Sipas tij mungesa e investimëve prej dekadash në pritat malore janë shkaktaret kryesore të këtyre përmbytjeve të cilat do të jenë të vazhdueshme nëse nuk ndërhyhet në një kohë të shpejtë.
Ndoc Lleshi, Drejtor i Bujqesise Lezhe: Ujrat e larta disiplinohen nwpwrmjet pritave malore, tw cilat ka 25 vjet qw shteti shqiptar nuk ka vwnw dorw. Pritat malore janw jo funksionale.
Pas verifikimeve në terren të dëmëve të shkaktuara Drejtoria e Bujqësisë do ti kërkoj qeverisë dëmshperblmin për banoret e prekur nga përmbytja.
Ndonëse shpesh herë flitet për investime të kryera që shmangin përmbytjet, realitetit është krejt i kundert, pasi sa herë që ka reshje të dendura të shiut Lezha dhe Kurbini vijojnë të përmbyten, duke shkaktuar dëme të mëdha për banoret e këtyre zonave. /Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

