Përmbytjet në Lezhë. Mbi 500 hektarë tokë nën ujë, lumi Drin pranë pikës kritike

Përmbytjet në Lezhë vazhdojnë të sjellin probleme për banorët e zonës. Gjatë mbrëmjes deri sot në mëngjes ka patur reshje shiu me intensitet të mesëm deri të lartë. Niveli i reshjeve ka qene rreth 40 mm, ndërkohë që shiu vazhdon ende duke ndikuar negativisht.

Situata e deritanishme paraqitet si më poshtë:

Në njësinë administrative Dajç, bashkia Lezhë, vijon të jetë e njëjtë si pasojë e reshjeve të rëna gjatë 24 orëve.

Ura që lidh fshatin Gjadër me Zojs-Gramsh është e kalueshme dhe për mjetet e vogla.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Superstradë (Lezhë-Shkodër) vazhdon të jetë e pakalueshme si rezultat i prezencës së ujit në trupin e rrugës.

Rruga që lidh fshatin Blinisht-Baqel është e kalueshme plotësisht.

Kemi rritje të nivelit në trupin e rrugës në fshatin Piraj, e cila është bërë e pakalueshme nga mjetet e vogla.

Në fshatin Kakarriq vazhdon të kemi prezencë në 4 banesa, edhe pse niveli i ujit po vazhdon të ulet.

Kemi 500ha sipërfaqe toke të përmbytura në fshatin Torovicë, njësia administrative Balldre, 800ha në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht, bashkia Lezhë.

Rruga që lidh fshatin Torovice me fshatin Malecaj, njësia Administrative Balldren, është e pakalueshme për mjetet e vogla.

Hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pandërprerje. Konkretisht Droje, Shllinza, Tale, Ishull Shëngjin, Grykë Zezë, Gocaj nivelet e ujit janë nën kuota kritike dhe hidrovori Balldre rreth -1.2 m.

Lumi Drin është në kuotën +1.40 m nga +2.0 m kuote kritike.

Lumi Gjader ka kuota të larta, ndërsa lumi Mat ka rritje të kuotave port ë papërfillshme.

Në bashkinë Mirditë dhe Kurbin nga strukturat e MC nuk raportohen problematika.

SHKARKO APP