FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Përmbytjet në vend, ARRSH: Akset rrugore janë të kalueshme

Reshje të shumta shiu vijojnë ende në të gjithë territorin por të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. Autoriteti Rrugor bën të ditur se rreshjet e shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin, nuk kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve.

Kompanitë e mirëmbajtjes, sipas ARRSH-së, kanë qenë në monitorim të situatës përgjatë gjithë natës për të pasur gjendjen e akseve nën kontroll dhe duke pastruar rënien e lehtë të gurëve në disa segmente rrugore.

ARRSH do të vijojë monitorimin dhe është në gatishmëri me mjete dhe fuqi punëtore në terren. ARRSH rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?