Përmbytjet në Vlorë, qyteti bregdetar përballet me pasojat e reshjeve të dendura
Situata në qarkun e Vlorës vijon të mbetet problematike. Edhe pse moti është përmirësuar këtë të shtunë, lagje të tëra vijojnë nën pushtetin e ujit, teksa autoritetet po përpiqet të stabilizojnë situatën. Problem tjetër është dhe furnizimi me ujë të pijshëm dhe energji elektrike. Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha thotë se janë 55 banorë të evakuuar. Drejtori i Bordit të Kullimit, Alpin Skëndaj thotë se ka pasur defekt teknike, përsa i takon energjisë elektrike në një prej hidrovorëve.
Rënia e gurëve për shkak të reshjeve të dendura ka lënë në qiell të hapur familjet e dy shtëpive në lagjen e Kalasë. Banesat kanë dalë jashtë funksionit ndërkohë që banorët e prekur raportojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për jetesë. Dëshmitarët e ngjarjes tregojnë se në momentin e rënies, ata dolën jashtë për siguri dhe kërkuan ndihmë nga institucionet. Ata bëjë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet.
Por edhe bizneset janë prekur ndjeshëm, ndërkohë që pritet të llogaritet edhe dëmi i shkaktuar. Të premten situata në Vlorë ishte alarmante për shkak të reshjeve të dendura të shiut, daljes jashtë kontrollit të kanalit të ujërave të larta dhe përmbytjeve në shumë lagje. Për këtë arsye u evakuuan 55 banorë, të cilët u strehuan në konviktin e mjekësisë, ndërsa banorët e bizneset turistike mbetën pa ujë dhe pa drita. Sipas autoriteteve, sasia e reshjeve brenda dy orësh ishte aq e madhe sa prurjet e shirave gjatë vjeshtë-dimër në Vlorë.